Vrau gruan me sopatë: ” E kishte mbushur kupën, ndaj e vrava. Më kishte tradhtuar gjithë jetën”

0
164

Gruaja e kishte mbushur kupën, ndaj e vrava. Më kishte tradhtuar gjithë jetën, e më bënte skena xhelozie. Nuk e duroja dot kur më kërkonte llogari. E bënte gjithmonë, e më erdhi në majë të hundës”.
Kjo është dëshmia që ka dhënë përpara grupit hetimor 73-vjeçari nga Tirana, i cili goditi për vdekje me sëpatë në kokë bashkëshorten 68-vjeçare.

Veli dhe Shazivare Dervishi kishin shkuar disa ditë në Golem, por qetësia u kthye në dramën e çiftit të moshuar. Menjëherë pasi ka kryer vrasjen, i shoqëruar edhe nga djali i tyre, i cili është njoftuar nga babai i tij pas kryerjes së krimit, Veli Dervishi është paraqitur në postën e policisë së Golemit, ku ka pranuar autorësinë e krimit.

Në momentin kur forcat e rendit kanë shkuar në banesën e krimit nuk kanë pasur asgjë çfarë të bënin për 68-vjeçaren, e cila duket se ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga goditja me sëpatë. Trupi i së ndjerës u dërgua në morg dhe u tërhoq nga familjarët. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, gruaja është qëlluar 3 herë në kokë me sëpatë.

Çifti i të moshuarve jetonin në Tiranë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ndërsa shtëpia ku ndodhi krimi ndodhet pak metra larg rreth-rrotullimit të Golemit. Pas marrjes në pyetje të autorit të krimit, policia ka marrë edhe dëshminë e djalit të tyre, i cili ka deklaruar se prindërit e tij kishin patur një marrëdhënie të tendosur gjithë jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here