Çelsi i falet Kostës, Arsenalin e shpëton Zhirud

0
168

Blutë janë treguar bindës edhe ndaj Leiçester, ndërsa Arsenal vuajti edhe ndaj Everton duke barazuar vetëm ne minutat e fundit

 

DiegoCostaChelsea_3179229Premier ka nisur edhe javën e dytë. Kampionati me futbollin më spektakolar ndezi edhe njëher prozhektorët për disa nga skuadrat që synojnë kampionatin. Londinezët e Chelsea dhe Arsenal kanë luajtur ndeshjet e dyta. Skuadra e Murinho përsëri nuk ka pasur ndalesa duke fituar dhe duke shkuar kështu në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Arsenal kësaj radhe ka ndaluar në një barazim duke e patur të pamundur të triumfojnë ndaj Everton. Diego Kosta ka shënuar golin e dytë në dy ndeshje me Chelsean në Ligën Premier, derisa Blutë kanë shënuar fitore 2-0 ndaj një tjetër skuadre të porsa promovuar në elitën e futbollit anglez, Leicester City. Skuadra e trajnerit Jose Mourinho ishte dominuese në pjesën e parë me disa raste të krijuara përmes treshes Costa, Cesc Fabregas dhe Andre Schurrle, por asnjëra prej tyre nuk përfundoi në rrjet. Pas pjesës së parë pa gola, Blutë u rikthyen më energjik në pjesën e dytë. Dhe, pas edhe disa rasteve të humbura, Costa kaloi Blutë në avantazh pas rreth një ore lojë të zhvilluar në Stamford Bridge në minutën e 62-të. Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel u mposht edhe një herë kur Eden Hazard dërgoi një goditje drejt golit kundërshtar për të shtuar epërsinë e Bluve në minutën e 77-të.

Arsenal mjaftohet me barazim

Arsenali ka shënuar dy gola të vonshëm për të nxjerrë një barazim 2-2 në ndeshjen e javës së dytë të Ligës Premier në udhëtim te Evertoni. Topçinjtë e nisën keq ndeshjen, duke pësuar dy gola në pjesën e parë, por ishin aktiv në fund të ndeshjes duke barazuar. Skuadra e trajnerit Roberto Martinez dominoi në takim dhe kaloi në epërsi herët, me anë të një goli të shënuar nga Seamus Coleman (19’). Për t’i dhënë një goditje më të rëndë kundërshtarit, vendasit shënuan edhe një gol tjetër në minutat e fundit të pjesës së parë, kësaj hare me anë të Steven Naismith (45’). Evertoni u tregua skuadër e rrezikshme edhe në fillim të pesës së dytë, duke krijuar disa raste shënimi, por të pakonkretizuara. Topçinjtë në anën tjetër u këndellën kah fundi i ndeshjes, kur arritën të ngushtojnë rezultatin në 2-1 me anë të Aaron Ramsey (83’). Goli u dha fuqi djelmoshave të Arsene Ëenger, të cilët madje arritën të barazojnë në minutën e fundit të kohës së rregullt me golashënues Olivier Giroud. Tashmë skuadra e Venger gjendet në kuotën e katër pikëve ndërsa Everton në dy pikë.

 

 

Van Gal hedh sytë nga të rinjtë

Tekniku JunaitidLouis van Gaal, thotë se ai mund të angazhojë më shmë të rinj në javët e para të sezonit të ri. Kur është pyetur nga Gary Neville, Van Gaal është përgjigjur se “filozofia” e tij ishte të luajë me të rinj, “Unë kam luajtur me lojtarë 17-vjeçarë në finalen e Ligës së Kampionëve, për Ajaksin. Andaj mos më thoni se të rinjtë nuk mund të luajnë futboll. Kur ju i përshtateni një filozofie, ju mund të bëni shumë”. “Dhe sigurisht Seedorf ishte 17 vjeçar në finale. Dhe Sedorf ishte lojtar fantastik. Patrik Klaivert ishte 18 dhe ai shënoi një gol në finale kundër Milanit”, ka thënë tekniku djajve.

 

 

Baloteli dhe Liverpool në negociata për tre muaj

Agjenti i Mario Balotelit ka zbuluar se ai është duke negociuar me Liverpulin që nga fillimi i verës. Sulmuesi i Milanit pritet të nënshkruajë me Liverpulin në ditët në vazhdim. Dhe, edhe pse u duk një marrëveshje e shpejtë, ajo ka zgjatur plot tre muaj “Kontrata e Balotelit do të kompletohet të hënën ose të martën. Unë ende kam aq shumë gjëra të vogla të rregulloj. Dje Mario ka kryer testet mjekësore”. “Negociatat kanë qenë të lehta dhe të drejta. Ata janë zhvilluar për tre muaj. Nuk është një veprim i shpejtë. Liverpooli është e vetmja skuadër angleze që është interesuar për Balotelin”. “E vërteta është se unë punoj në Marion për muaj: ishte koha që ai të divorcohet nga Milani”, ka thënë Mino Raiola për mediat italiane.

 

 

 

Martinez: Lukaku vlen sa çmimi i blerjes

Roberto Martinez, nuk ka dyshime se Romelu Lukaku do të arsyetojë çmimin e tij prej 28 milionë euro, sa pagoi klubi për ta transferuar nga Chelsea. “Ka një presion, po, por mendoj se është e kundërta. Kur ju nënshkruani me një lojtar nga askund dhe çmimi është i lartë, atëherë menjëherë ka një presion të vërtetë dhe ju ndjeni sikur duhet të jeni dikush që nuk jeni, për shkak të çmimit”. “Atëherë bëhet vërtet vështirë, pasi fansat presin shumë. Me Rom, është e kundërta. Ne të gjithë e njohim atë, fansat e njohin, dhe ai është i përkryer”. “Andaj, asgjë nuk ka ndryshuar, fansat e dinë çfarë të presin dhe ai është plot vetëbesim pasi ai është aq i vlerësuar dhe ndjehet si në shtëpi”. “Ai është vetëm 21 vjeçar, andaj nuk shoh diçka negative në këtë, dhe shoh vetëm anën pozitive, pasi ai kurrë nuk do të ketë dyshime sa ne e duam dhe sa ne e dëshiruam atë”, ka thënë Martinez.

 

Ançeloti: Nuk kam nevojë për sulmues

Tekniku madrilen, Karlo Ançeloti, thotë se ata nuk kanë nevojë për ndonjë sulmues tjetër për sezonin e ri. Reali barazoi në takimin e parë të Superkupës, para se mbrëmë të mposhtet në takimin kthyes nga Atletico Madridi. Dështimi i repartit sulmues bëri që italiani të përballet edhe me pyetje se nëse tash mendon për ndonjë sulmues të ri. “Nuk mendoj kështu. Jam i kënaqur me Benzema dhe edhe pse do të ketë ndeshje ku ai nuk do të shënojë, ai ofron ndihmë në aspekte tjera”, ka thënë Ançeloti

 

Enrike suprizon, Atletico favorite për kampionatin

Tekniku i Barcelonës Luis Enrike befasoi në konferencën për shtyp në prag të sfidës së parë të kampionatit me Elchen, teksa u shpreh së favoritja kryesore për ta fituar titullin në Primera Division është Atletico Madrid. “Atletico Madrid është skuadra kampione në fuqi e Spanjës dhe për këtë arsye e nis garën si favoritja kryesore për titullin. Reali mbetet rivali i përjetshëm i Barcelonës dhe është përforcuar shumë. Do të jetë një kampionat i vështirë, por shumë tërheqës, sepse do të ketë shumë rivalitet”, u shpreh tekniku asturian. Lionel Messi pritet të jetë sërish lideri i padiskutueshëm i Barcelonës, por Luis Enrike nuk dëshiron ta vërë nën presion yllin argjentinas. “Leo do ta nisë sezonin në kushte optimale dhe me shumë pretendime. Më pëlqen të kem në dispozicion më të mirët dhe në kohë të plotë, por sezoni është i gjatë dhe mund të ketë të papritura. Prandaj nuk mund të themi tani se cfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, vijoi Luis Enrike. Përsa i përket formacionit Enrike ka dyshimet e tij mbi 11-shen titullare, pasi Neymar dhe Pedro nuk janë në formën më të mirë fizike. “Nuk mund të them me siguri nëse Neymar do të luajë, ndërsa për Pedron duhet të presim”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency