Ja si duket Amatrice sot pas tërmetit (Video)

0
162

Këto pamje që po shihni nuk janë në një zonë konflikti, nuk është as luftë civile, por janë pamjet e tërmetit në Itali.

Ajo që la pas katastrofa natyrore në Italinë qendrore, përveç 290 jetëve të humbura është edhe kjo gërmadhe në qytetin e Amatrices.

Pamjet me dron në këtë zone, më e prekura nga tërmeti 6.2 ballë, tregojnë se qyteti është shkatërruar plotësisht dhe imazhi i ngjan një lufte të vërtetë.

Në këto pamje Amatrice ka marrë ngjyrë gri,  shtëpitë janë shkatërruar dhe rrugët janë bosh.

Vetëm këtu janë raportuar mbi 200 të vdekur.

Tërmeti i 24 gushtit u ndje në të gjithë Italinë qendrore, duke përfshirë edhe kryeqytetin e Italisë, Romën.

Qeveria italiane deklaroi se të gjitha zonat e prekura nga tërmeti do të rindërtohen nga e para. Pak ditë më parë kryeministri Renzi tha se puna do të nisë me hapjen e shkollave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here