Intervista nga Kampingu i LRI/ Deputetët e PS-së të Portugalisë: Besoni në bukurinë e ëndrrës tuaj, luftoni për liri e barazi

0
125

Të pranishëm në Kampingun e LRI-së në Jalë ishin dhe dy deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë,  Joao Torres dhe Ivan Gonçalves

 

Dy depuetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, Joao Torres dhe Ivan Gonçalves ishin të ftuar në kampingun e LRI-së në Jalë, ku nuk nguruan të përcjellin mesazhin e tyre për të rinjtë shqiptarë. Në një intervistë për mediat, deputetët theksuan se të rinjtë kurrë nuk duhet të dorëzohen, por duhet të vazhdojnë të luftojnë për lirinë, barazinë dhe për një botë më të mirë.  “Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Besoni në bukurinë e ëndrrës tuaj, besoni në bukurinë e ëndrrës tonë si socialistë dhe socialdemokratë dhe kurrë mos u dorëzoni, vazhdoni të luftoni për lirinë, barazinë dhe së bashku ne mund të kemi një botë më të mirë, një Evropë më të mirë. Kjo është arsyeja pse ne jemi në Shqipëri dhe ju falënderojmë shumë që na ftuat. Mendoj se çdo i ri në Evropë duhet të luftojë, sepse ne nuk duhet të jemi një gjeneratë si ajo e shkuara. Kjo është e vështirë, sepse ne duhet të luftojmë shumë dhe kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI”, – u shpreh Joao Torres. Në të njejtën linjë deputeti tjetër portugez Ivan Gonçalves theksoi se çdo i ri në Evropë duhet të luftojë,: “sepse ne nuk duhet të jemi një gjeneratë si ajo e shkuara. Kjo është e vështirë, sepse ne duhet të luftojmë shumë dhe kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI. Dhe vetëm në këtë mënyrë mund të bësh ndryshimin dhe ne po punojmë shumë në partinë tonë, në Parlament për të bërë ndryshimin dhe për ta bërë botën më të mirë”.

 

Deklaratat

 

Të pyeturlidhur me rolin e LRI dhe bashkëpunimin që kanë pasur mes partive të majta në Shqipëri dhe asaj socialiste portugeze, deputetët theksun se ftesta e tyre në kampingun e LRI ishte një gjest që ndikonte edhe më shumë në rritjen e bashkëpunimit. “Unë mendoj se roli i LRI në arenën ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm. Ju tashmë keni Zv. Presidentin në Internacionalen e te rinjve socialist. Evropa, në fakt e gjithë bota, po përballet me probleme të mëdha dhe të ndryshme. Ne kemi një sërë sfidash si socialdemokratë dhe e vetmja rrugë për t’u përballuar me këto probleme është duke forcuar marrëdhëniet tona, ndermjet vendeve ashtu dhe marrëdhëniet midis kulturave dhe organizatave”, theksoi Joao Torres. Ndërkohë deputeti tjetër Ivan Gonçalves pohoi se sfida më e madhe është hyrja në Bashkimin Evropian. “Por ne duhet të punojmë për një Evropë më të mirë, prandaj duhet që të përfshish të rinjtë në politikë dhe ju po e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe besoj që ju jeni organizata rinore më e madhe në Shqipëri. Dhe po e bënë këtë në mënyrën e duhur dhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe për organizatat e tjera rinore socialiste në Evropë”. Të pyetur nëse investimi te të rinjtë mund të sillte një përmirësim të Partive Socialiste dhe Socialdemokrate, deputeti  Joao Torres deklaroi se është e rëndësishme të ndahen vlerat evropiane, vlerat e solidaritetit, barazisë në çdo vend evropian. “Unë dëgjova fjalimin e z. Meta në mbrëmjen e parë ai në pikëpamjen time tha një gjë shumë të rëndësishme. Ai tha që është më mirë që të ndërtojmë Evropën këtu në Shqipëri. Nëse duam ta ndryshojmë, ne duhet të mbrojmë patjetër vlerat evropiane në atë mënyrë që ndoshta prindërit tanë apo gjyshërit nuk janë të gatshëm për ta realizuar. Të rinjtë janë pikërisht personat e duhur për të ndërtuar Evropën dhe për ta bërë ashtu siç duam. Nëse e shikoni politikën evropiane kohët e fundit, ju mund të kuptoni që ne jemi të bllokuar midis dy blloqeve: neoliberalëve dhe nacionalistëve të djathtë. Ne duhet të ndryshojmë dizajnin e socializmit dhe kjo mund të arrihet duke përdorur aktorë të rinj për të bërë këto ndryshime politike në Evropë”.

 

 

portugezet (2) IMG_0993 IMG_0515 FZH_3511 frank hantke

 

Kampingu i LRI mblodhi personalitet ë huaja, politikanë vendas dhe figura të jetës publike

 

Nga data 22-27 gusht, në bregdetin e Jalës u zhvillua Kampingu i Lëvizjes Rinore për Integrim, një aktivitet që është kthyer tashmë në një traditë e që zhvillohet rregullisht prej 9 vitesh. Në aktivitetin e përvitshëm morën pjesë rreth 1500 të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, të cilët për pesë ditë me radhë u angazhuan në aktivitete të ndryshme sociale, bashkëbisedime me politikanë dhe personalitete të njohur, por edhe aktivitete argëtuese.  Gjatë bashkëbisedimeve të shumta, të ftuarit ndanë me të rinjtë mendime në lidhje me tema nga më të ndryshmet, si çështje që kanë të bëjnë me globalizmin, sfidat dhe aspiratat ekonomike të Shqipërisë, fuqizimi social dhe ekonomik i familjeve të thjeshta, fuqizimi dhe rritja e përfaqësimit në politikë të të rinjve, siguria kombëtare, integrimi evropian i Shqipërisë, politika e jashtme e vendit dhe rëndësia në marrëdhënie me partnerët ndërkombëtarë. Në këto aktivitete, përveç Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, morën pjesë personalitete të huaja të jetës publike, duke filluar nga Prof. Dr. Friedbert Pflüger, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike (në “Kings College” të Londrës), ish-Kryetar i Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag si dhe ish-Sekretar i Shtetit. Me të rinjtë bashkëbiseduan edhe Drejtori i “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shqipëri, z. Frank Hantke, Zv. Presidenti i Internacionales së të Rinjve Socialistë, z. Alessandro Pirisi, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, z. Milan Cigánik, deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë z. Adnan Dibrani, deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, z. Joao Torres e z. Ivan Gonçalves si edhe delegacionet me politikanë të rinj të së majtës nga Danimarka, Gjermania, Italia, Portugalia dhe rajoni i Ballkanit etj.  Gjatë pesë ditëve të kampingut në Jalë, të rinjtë patën mundësi që të diskutojnë dhe të shkëmbejnë eksperienca me ish-Presidentin e Republikës, Prof. Rexhep Mejdani; deputeten e Partisë Socialiste dhe njëherësh Kryetare e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme  Arta Dade, deputetin i Partisë Socialiste  Namik Dokle; Ministrin e Drejtësisë  Ylli Manjani, Ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave  Edmond Panariti, Ministrin e Mjedisit  Lefter Koka, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës  Edmond Haxhinasto, Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Tema kryesore e këtyre diskutimeve kishte të bënte me transparencën e medias, ku LSI si forcë politike ka publikuar të gjitha burimet e të ardhurave dhe të gjitha shpenzimet për aktivitetet politike në faqen zyrtare të saj në internet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here