VIDEO/ Djegia e mbeturinave, Gjunkshi: Mafia shtet po u merr frymën banorëve të Peshkopisë!

0
81

Ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë një video, ku shihet qartë tymi që ka mbuluar sot qytetin e Peshkopisë.

Postimi i ish-deputetit të PD Xhemal Gjunkshi:

Bashkia, jo vetem i ka braktisur qytetaret , por po i helmon me tym toksik mbeturinash!

Pamje skandloze kane shoqeruar qytetaret prej dy ditesh!

Re te dendura tymi kane mbuluar prej dy ditesh qytetin e Peshkopise, duke e bere te pa mundur frymemarrjen, per banoret. Jane me dhjetera qytetare te cilet kane denoncuar kete helmim toksik ne rrjetet e tyre sociale.

Asnje veprim deri tani nga Policia dhe Organet e Drejtesise, per te vene para ligjit fajtoret.

Per keto organe te politizuara dhe te lidhura me krimin, situata ju duket normale.

Nuk dihet se si jane djegur mbeturinat, por perderisa pika e grumbullimit ka roje pergjegjesia eshte totalisht e Bashkise.

Kryetari me korrespondence i Bashkise vijon pushimet i pa shqetesuar, ndersa bashkia nuk ka as edhe nje makine automatike per te terhequr mbeturinat duke i lene te pushtojne qytetin dhe duke na kujtuar kohe te shkuara te 30 viteve me pare. Neper rruge dhe lagje kazane te tejmbushur, te derdhur, pamje qe te kujtojne rruget e Napolit dhe jo te Peshkopise se 2020-tes.

Kjo eshte Rilindja, te kthen 20 vjet prapa, tek mbeturinat,tek lopatat, tek tymi!
Krahas pandemise, qytetareve te Peshkopise u shtohet edhe helmimi toksik nga bashkia Diber.

Ndiqni pamjet pa koment.-

 

 

 

https://www.facebook.com/gjunkshixhemal.al/videos/996272524157409/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here