Rrëfehet polici, ja si funksionojnë pazaret e drogës në Shqipëri (VIDEO)

0
144

Se çfarë po ndodh realisht në vendin tonë, si funksionon pazari i drogës, përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i gjeni në këtë video tronditëse, pasi vetë një polic tregon sesi funksionojnë pazaret e drogës mes tyre dhe prodhuesve, ku dhe vetë Policia e Shtetit sipas tij është e implikuar. Gjatë udhëtimit me një automjet në rrugët e Shqipërisë, i pyetur nga shoferi, polici i burgut të Shën Kollit në Lezhë tregon sesi funksionojnë pazaret e drogës në Shqipëri dhe përfshirja e punonjësve dhe drejtorëve të Policisë në këto parcela. Sipas tij, rrënja e hashashit 3­mujor merret në mbrojtje nga policia për 20 euro, lekë në dorë si dhe prodhuesit duhet të paguajnë edhe 50% të prodhimit që të jenë të lirë në aktivitetin e tyre. Ndërsa për rrënjën 6­mujore merret 50 Euro dhe këtu janë të përfshirë edhe drejtorët e policisë, të cilët ai i quan “bosat” e vërtetë që marrin para me thasë. Ndërsa ata persona që nuk i japin lekët dhe përqindjen policisë, arrestohen iu asgjësohet bima narkotike. “Shefi i Komisariatit dhe Drejtorët e qarqeve u shkon paraja me thasë sepse këta e marrin, është leku i madh, e di çdo të thotë 50 euro për degë edhe 50% e prodhimit, këto i ke lekë shtesë, do lekë edhe sekseri edhe nuk të prek policia. Ti punon lirshëm si prashitje mistri, nuk të thotë kush gjo. Edhe nëse vjen policia, tungjatjeta, ju lumshin krahët thonë”. Drejtorët e burgut janë bosa o shok, ata janë ari i zi o burrë”, janë këto disa nga fjalët e tij, për më tepër dëgjoni videon e mëposhtme. JOQ.