Mesazh prekës i Jennifer Lopez pas ndarjes me Smart

0
194

Jennifer Lopez ka publikuar një mesazh të rëndësishëm pas ndarjes nga Casper Smart. Për herë të parë, që pas lajmit që pushtoi mediat rozë për fundin e marrëdhënies së saj me të dashurin prej 5 vitesh, këngëtarja është rikthyer në llogarinë e saj të “Instagram”-it, duke këshilluar ndjekësit të saj “të mbrojnë zemrën e tyre”.
Aktorja ka publikuar një fotografi të bërë gjatë xhirimeve të filmit të saj “Shades of Blue”. E veshur me rrobat e personazhit të cilin luan, ajo qëndron para një figure sipër së cilës shkruan “mbroni zemrën tuaj”.Sipas thashethemeve JLO ka marrë vendimin për t’u ndarë nga i dashuri i saj pasi ai kishte refuzuar ta shoqëronte atë në një event bamirësie të mbajtur në Hamptons.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here