“Hijet e Natës”/ Kush është i riu që u kap në Morinë për vjedhje banke

0
192

Policia e Kukësit njoftoi sot se kishte vënë në pranga shtetasin Elton (Fatjon) Lika, 33 vjeç, banues në Tiranë. “Ky person figuronte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit, kryer në bashkëpunim”­ njofton policia.

Sipa saj, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip “Renault”me targa TR 8348 R, mund të transportonte lëndë narkotike, menjëherë porsa ka mbërritur ky automjet e kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijë të dytë. Nga kontrolli rezultoi se në brendësi të automjetit poshtë sendileve të pasme, ju gjetën dhe sekuestruan 7 pako të mbështjella me natriban, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë rreth 2.5 kg. Por kush është Elton (Fatjon) Lika? 33­vjeçari rezulton një nga autorët e supervjedhjes së biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Ngjarje kjo e ndodhur në të gdhirë të datës 28.04.2009. Dënimi në vitin 2011 Gjykata për Krimet e Rënda dënoi dje me një total prej afro 60 vjet burg dhe 800 mijë lekë gjobë anëtarët e bandës së grabitjeve të njohur me emrin “Hijet e natës”.Të akuzuarit për nëntë vjedhje të rënda në Turanë dhe Durrës, u deklaruan të gjithë fajtorë për akuzën e “vjedhjes”, të “vjedhjes me pasoja të rënda”. Për 5 prej tyre gjykata tha se ka prova që tregojnë se ata kanë qenë një “grup i strukturuar kriminal”. Pesë Gjyqtarë të Krimeve të Rënda të kryesuar nga gjyqtari Bardhyl Dhamo, i vlerësuan të provuara akuzat e Prokurorisë ndaj të rinjve për vjedhjen e shumave të majme në banesa, në zyra biznesesh, si edhe në Ambasadën Daneze në Tiranë. Vendimi përfundimtar u shpall teksa në sallë kishte përforcime në radhët e policisë, për shkak të pranisë së një numri të madh të familjarëve të të pandehurve. Sipas vendimit, Elton Lika u dënua me 12 vjet burg e 400 mijë lekë gjobë. Ai u deklarua fajtor për të gjitha akuzat, përfshi edhe vjedhjen e një kasaforte në një banese brenda të cilave ndodheshin 500 mije euro si dhe vjedhja e Ambasadës daneze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here