Mediat iraniane: Janë terroristë/ Mbërrin në Shqipëri grupi i dytë i muxhahedinëve, pritet të vijë edhe lideri Massoud Rajavi

0
134

Mojahedin-fighters-701x467

 

Marrëveshja e qeverisë me SHBA-në, në gusht kanë mbërritur në vend 155 muxhahedinë

 

Gëzim Saliu

 

 

Në bazë të marrëveshjes së qeveria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri ka mbërritur këto ditë grupi tjetër i muxhahedinëve ose ndryshe opozitës iraniane. Megjuithëse organet zyrtare nuk bëjnë të ditur detaje lidhur me numrin apo vendibanimuin e tyre, si shenjë e domosdoshmërisë së mbrojtjes së këtij grupimi, mësohet se gjatë këtyre ditëve në vendin tonë janë futur rreth 155 muxhahedinë.  Ky fakt u bë i ditur edhe nga media iraniane “Fars Neës Agency” e cila ka theksuar se muxhahedinët kanë mbërritur në Shqipëri me avion amerikan dhe se janë strehuar nëpër disa banesa private. “155 muxhahedinë nga Iraku mbërrijnë sot në Shqipëri”- shkruante Fars Neës Agency . Sipas kësaj agjencie, gjatë muajit gusht do të mbërrijnë në Shqipëri gjithsej 676 muxhahedinë nga Iraku. Ndërkohë Ministria e brendshme konfirmoi dje se këto dy ditë kanë mbërritur në vend 40 muxhahedinë. “Valë të tilla ardhjesh janë periodike. Lëvizjet e tyre mbahen sekret për shkak se këta persona janë nën mbrojtje. Mësohet se ata janë akomoduar në banesa private dhe jo në qendrat shtetërore shqiptare”, theksuan burimet. Ndërkaq sipas mediave iraniane, muxhahedinët e atdhesuar në Shqipëri janë terroristë dhe sipas “FARS” së bashku me to pritet të vijë në Shqipëri edhe drejtues i rangut të lartë Massaoud Rajavi.

 

Marrëveshja

 

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë të SHBA-ve për akomodimin në Shqipëri të grupimit opozitar Iranian është formësuar që me ekzekutivin paraardhës. Por ndryshe nga ajo kohë ku ccdo gjë u bë publike, megjithëse nuk munguna edhe kritikat për këtë vendimarrje, në qeverinë aktuale ka munguar transparenca. Kështu sipas të gjitha burimeve, përfshi edhe ato pranë DASH, një ndër arsyet e vizitës së sekretarit amerikan John Kerry në Tiranë ishte edhe falenderimi i qeverisë shqipyare për pranimin e 2 mijë muxhahedinëve. Në atë kohë kryeministri Rama mohoi kategorikisht që në vizita e Kerryt apo edhe takimi zyrtar me të apo të kishte pasur si pjesë të axhendës ccështjen e muxhahedinëve. Por vetëm një ditë pas vizitës, “Zëri i Amerikës” raportoi se Sekretari i Shtetit gjatë vizitës në Tiranë, kishte falenderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve. “Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, kishte thënë atë kohë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Poe njëjta media prestigjoze bëri të ditur se gjatë vizitës së sekretarit amerikan është rënë dakord që Kerry të mos fliste në publik për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi kjo temë ishte ende shumë sensitive. Prej vitesh tashmë në Shqipëri vijnë në mënyrë periodike grupe të muxhahedinëve. Disa prej tyre janë strehuar në komplekse pallatesh që ndodhen në përiferi të kryeqytetit, të përzgjedhura nga organizta UNHCR , e cila merret me strehimin dhe akomodimin e tyre. Grupi i muxhahedineve është pjesë e opozitës iraniane dhe vjen nga kampi Liria në Irak. Shqipëria është vendi kryesor në botë ku po strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK) e cila konsiderohej, deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore. Organizata e Muxhahedinëve Popullore të Iranit është një lëvizje që vepron në emigrim, kryesisht në Irak, për rrëzimin e regjimit aktual në Iran. Përfshirja e muxhahedinëve për vite të tëra në aktivitete terroriste, mbështetja që ata i kanë dhënë diktaturës së Sadamit, rrezikshmëria për shkak të aftësitë ushtarake të fituara prej shumë nga ta, idetë radikale, organizimi i tyre autokratik bazuar në kultin e personalitetit, dhe, në pergjithësi, perceptimi si një grup i rrezikshëm, i paparashikueshëm dhe i pakontrollueshëm kanë qenë arsyet që shumë shtete kanë refuzuar të pranojnë muxhahedinë iranianë. Madje në prill të 2015, një media Iraniane pretendonte se disa nga udhëheqësit më të rëndësishëm, operativë të mirë trajnuar dhe të pamëshirshëm të inteligjencës së Sadam Huseinit, janë strehuar në Shqipëri duke përdorur dokumenta fallco.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here