Qeveria merr vendimin, punonjësit e Policisë do të punësohen edhe në administratën publike

0
112

Punonjësit e Policisë së Shtetit mund të punësohen në administratën publike. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave në fund të Dhjetorit, i cili është firmosur sot nga kryeministri Edi Rama.

Punonjësit e policisë do të transferohen në administratë për sa kohë të jetë vakanca e vendit, ku ata do të emërohen por në një afat kohor jo më shumë se 3 vite. Grada e policëve do të përkthehet në funksione ku ata mund të transferohen.Pas një periudhe të përcaktuar këta punonjës të transferuar në institucione të administratës, mund të emërohen në detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit pasi paraqesin një kërkesë me shkrim.

Vendimi:

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA: V E N D I M PËR EKUIVALENTIMIN E GRADAVE TË POLICISË SË SHTETIT ME ADMINISTRATËN PUBLIKE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 45/1, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Ekuivalentimin e gradave të Policisë së Shtetit me administratën publike, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here