Sherefedin Shehu, rikthen në politikë Besnik Mustafën

0
178

Zgjedhjet në Dibër, janë kthyer në betejën e partive kryesore e jo vetëm. Kandidati i opozitës, Sherefedin Shehu, duket se ka rikthyer në arenën politike, pas një mungese prej 9 vitesh,  ish-ministrin e Jashtëm dhe ish sekretarin e mardhënieve me jashtë në PD, Besnik Mustafa.

z.Mustafa, e ka vlerësuar figurën  e kandidatit Shehu dhe këtë e ka pohuar shpesh herë në postime të ndryshme, në rrjete sociale.

Mustafaj është zotuar se do të jetë pjesë aktive në  mbështetjen e kandidatit të opozitës Sherefedin Shehu dhe këto ditë do të marrë pjesë në takimet me banorët e Dibrës, si dhe do të jetë i pranishëm në mitingun e madh prezantues.

Rikthimin e tij, Besnik Mustafaj e ka zyrtarizuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se: “Disa miq, pjesëmarrës në lëvizjen për demokraci në fillimet e saj, më thonë se në Dibër këto ditë po ndodh diçka e ngjashme me çfarë kemi jetuar njëzet e pesë vjet më parë: po ngjallet shpresa. Bashkë me mikun tim Lulzim Ndreu, pasardhës i denjë i të madhit Elez Isufi, po shkojmë ta shohim në vend këte mrekulli dhe ta përshëndesim Sherefedin Shehun”.

Mësohet se me këtë angazhim të fundit Besnik Mustafaj bën kështu rikthimin e tij në politikën aktive, që prej vitit 2007, kur ai dha dorëheqjen nga Ministër i Jashtëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here