Itali/ Promovohet libri “Dashuri shqiptare për Al Bano”

0
152

Libri “Dashuri shqiptare për Al Bano”, përkthyer në gjuhën italiane nga Laura Kule, është promovuar në shumë qytete në Puglia. Në vitin 2012, u promovua për herë të parë në Komunën e Celino San Markos, ku mori pjesë edhe ish -Presidenti i Republikës Prof. Bamir Topi, më pas në Komunën e Frankovila, në Bari, Barleto, Mesagne në zonën arbëreshe Frashino e Civita, për të vijuar në San Pjetro, San Marcano etj. Librit i është kushtuar vëmendje edhe nga media italiane dhe në disa raste ka qenë i pranishëm edhe këngëtari Al Bano Karrisi. Protagoniste e organizimit të këtyre veprimtarive ka qenë “Mjeshtër i Madh”, pianiste e famshme shqiptare, Aksinja Xhoja. Me këtë qëllim është organizuar veprimtaria, në ambientet e shtëpisë së këngëtarit Al Bano Carrisi, në Celino San Marko. Mbrëmja është cilësuar nga pjesëmarrësit si “Nata e Bardhë”në shtëpinë e këngëtarit Italian Al Bano Karrisi .Në qendër të aktivitetit ka qenë promovimi i librit “L’Amore Albanese per Al Bano”, por mbrëmja është bërë më intime, duke sjellë edhe surprizën, pasi bëhej edhe me rastin e ditëlindjes së autores. Nuk ishin të rastit pjesëmarrësit në këtë aktivitet, por të ftuar të veçantë, personalitete të policisë së Brindizit, miq të afërt të këngëtarit, si mjekë, shkrimtarë, historian deri edhe tek miket e afërta të tij, Monika Seta, gazetare dhe prezantuese e famshme e TV italiane dhe e famshmja Rita Dallachiesa. Të pranishëm në këtë event, që i kushtohej miqësisë së Shqipërisë me familjen Karisi dhe popullin Italian, ishin të pranishëm edhe shumë miq të protagonistes, artistes Aksinja Xhoja, që e moderoi në mënyrën më perfekte aktivitetin. Miq, me të cilët ajo ka organizuar dhjetëra veprimtari kulturore, që kanë në themel promovimin e vlerave kulturore të dy vendeve dhe që kanë shërbyer e shërbejnë si ura miqësie mes dy popujve. Ka qenë vetë Al Bano ai që prezantoi autoren e librit, duke e cilësuar si gjithmonë “Orjana Falaci albaneze” dhe më tej “Një grua, një histori”. Al Bano foli dhe për lidhjet e tij me Shqipërinë. Këngëtari flet me emocion për historinë e të atit, Carmelo, që erdhi ushtar në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, malli i tij për këtë vend dhe dashuria për ta riparë dhe takuar shqiptarët 40 vjet pas luftës. Më tej ai ka vlerësuar punën e shoqatës kulturore me emrin e tij, që festoi 20 -vjetorin këtë vit, që ka ndikuar me veprimtaritë e saj të thellojë miqësinë mes tij dhe Shqipërisë. Gjithashtu ai ka folur dhe për koncertin që do të zhvillojë më 17 shtator në Shqipëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here