Libra shqip në burgjet e Norvegjisë

0
150

Ka disa ditë që në internet është shfaqur një video-lajm që krahason kushtet e të burgosurve në burgjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ato në burgjet e Norvegjisë. Por përtej lajmit që përcjellë kjo video, bie në sy që nga sekonda e 16-të deri në të 18-ën e kësaj video, teksa shfaqen pamje të një biblioteke në një burg norvegjez, vërehen libra edhe në gjuhën shqipe. Në mesin e këtyre librave mund të shquhen edhe “Kujtimet” e Ismail Qemalit, si dhe këta tituj: “Stalini në oborrin e Carit të kuq” nga Simon Sebag Montefiore; “Ballkani” nga Mark Mazoëer; “Libri i fluturave” i Veton Surroit; “Nga sfida në sfidë” e Behgjet Pacollit; “Kronika e zogut kurdisës” nga Haruki Murakami; “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” nga Amos Oz etj. Fakti që në Norvegji, ka biblioteka burgjesh që kanë libra edhe në gjuhën shqipe, nuk ka të bëjë me nivelin e kriminalitetit të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet skandinav, por me përkushtimin e autoriteteve norvegjeze që bibliotekat e burgjeve të tyre të kenë libra në të gjitha gjuhët e komuniteteve kombëtare që jetojnë në Norvegji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here