Ceremonia/ Zbulohet logoja e Shenjtërimit të Nënë Terezës, e ftuar në koncert edhe Majlinda Kelmendi

0
179

“Në gjitha televizionet katolike nëpër botë, duke përfshirë edhe Televizionin e Vatikanit do të transmetojnë  koncertin humanitar për Nënë Terezën”

 

Irini Meçe

 

 

Vetëm pak ditë larg na mbajnë nga koncerti dhe shenjtërimi i Nënë Terezës dhe mesa duket ka shumë përkushtim që çdo gjë të dalë ashtu siç duhet. Me rastin e shenjtërimit janë bërë shumë nderime simbolit të ndihmës për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve u kushtoi jetën e saj, bëhet fjalë për Nënë Terezën. Tashmë koncerti po shkon drejt finalizimit.

 

download (3)

Paraqitet logoja e Shenjtërimit të Nënë Terezës

 

Sipas njoftimit të gazetës vatikanase  “L’Osservatore Romano”, është Karen Vaswani nee D’Lima, katolike e periferive të Mumbait,  realizuesja e logos zyrtare të shenjtërimit të Nënë Terezës. Me një karrierë njëzetvjeçare si designer, gruaja është e martuar, me një vajzë adoleshente, që quhet Kimaya, në sanskritisht “Hyjnore”. Ndonëse nuk e takoi kurrë personalisht Nënë Terezën, flet për të me shumë entuziazëm dhe sqaron: “Kryedioqeza e Kalkutës më kërkoi të vizatoj logon për kremtimet në Indi. Motër Mary Premës, eprore e përgjithshme e Motrave të Bamirësisë dhe atë Brian Kolodiejchuk, postulator i çështjes së kanonizimit, i pëlqeu, e kështu vendosën ta  përshtasin edhe për përdorim ndërkombëtar. Punova tri ditë për ta realizuar, duke menduar edhe mesazhin, që duhet të komunikonte: “Ta çojmë kudo dashurinë e Zotit, plot dhimbje e mëshirë”. Piktorja vendosi, kështu, ta paraqiste Nënë Terezën në një pozë klasike, duke mbajtur plot dashuri një fëmijë në krahë. E realizova me një stil shumë të thjeshtë  grafik- sqaron – e vetëm me dy ngjyra, në mënyrë që të mund të përdorej në të gjitha nivelet. Ndërkaq Kongregata e Misionareve të Bamirësisë botoi programin e  veprimtarive, që do të mund të ndiqen në Romë, nga 1, deri më 8 shtator, program me të cilin mund të njiheni duke hapur faqen tonë të internetit.

 

Koncerti Humanitar për Nënë Terezën

 

12 artistë të ftuar, ndër to edhe Majlinda Kelmendi

Koncerti i madh humanitar  i Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan që do të bëhet më 3 shtator, do të mbledhë shumë personazhe të njohura shqiptare. Deri më tani është bërë e ditur që në këtë koncert do të marrin pjesë artistë të mëdhenjë shqiptarë duke përfshirë: sporanoja Inva Mulën, violinisti Shkëlzen Dolin, tenori Gëzim Myshketa,tenori Saimir Pirgu,tenori Ramë Lahaj, futbollisti Lorik Cana, aktorët kryesorë të filmit “Shok” Lum Veseli dhe Andi Bajgora dhe këngëtarja e njohur Rita Ora. Së fundmi koncertit të shenjtërimit të Nënë Terezës iu bashkua kampionistja e cila fitoi medaljen e artë në “Rio 2016” Majlinda Kelmendi. Koncerti do të mbahet më 3 shtator, në ora 19:30, në Bazilikën e Shën Palit. Hyrja do të jetë falas, por nevojitet të sigurohen biletat, të cilat e kanë rolin e rezervimit të vendeve. Kurse gjithë ata që do të marrin pjesë në koncert, duhet të jenë te Bazilika në ora 18:00, për shkaqe protokolli. Të nesërmen, më 4 shtator 2016, që është dita kulminante, do të jetë mesha e solemne e shenjtërimit të Nënë Terezës, të cilën do ta kremtojë Papa Françesku, në bashkëmeshim me qindra ipeshkvij dhe meshtarë të botës, në ora 10:00, në Sheshin e Shën Pjetrit.

 

Të gjitha televizionet katolike në botë, do të transmetojnë Koncertin për Nënë Terezën

Koncerti i madh që do ti paraprijë ceremonisë së shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, do të transmetohet në të gjitha televizionet katolike që gjenden nëpër botë, duke përfshirë edhe Televizionin e Vatikanit. Dijana Toska, organizatorja e këtij koncerti e cila në një vend të vetëm ka përfshirë artistët më të mëdhenj shqiptarë, ka thënë se koncerti po shkon drejt finalizimit. “Më 27 gusht, dirigjenti Bujar Llapaj vjen në Kosovë, kurse më 28 gusht arrin edhe Genc Tukiqi”, ka thënë Toska. Tukiqi është edhe kompozitori që e ka punuar Himnin e Nënës Terezë, që është edhe boshti i këtij koncerti e që do të këndohet nga sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula.

 

Vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, premierë në Vatikan

Vepra e kompozitorit të njohur kosovar Kreshnik Aliçkaj, është njëra nga veprat premierë që do të interpretohet më 3 shtator 2016 në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë. Kjo vepër është shkruar enkas për këtë ngjarje dhe është porositur nga dirigjenti i mirënjohur Bujar Llapaj i cili poashtu do të dirigjon këtë vepër. Vepra është e shkruar për soprano, lahutë, kor dhe orkestër simfonik.

Gjithashtu një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët është se edhe himni i Nënës Terezës do të këndohet në shqip.

 

 Hapet nesër ekspozita në Vatikan, i dedikohet Nënë Terezës

 

Nesër në Vatikan do të çelet ekspozita  e artistit shqiptar Hevzi Nuhiu, ku do të prezantohet skulptura me emërtime që shkojnë pikërisht për madhështinë e Nënë Terezës. Hevzi Nuhiu do të prezantohet me një ekspozitë në Vatikan, pikërisht me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë që do të bëhet më 4 shtator. Artisti shqiptar ka bërë se ekspozita e tij do të hapet më 25 gusht në Vatikan dhe në këtë ekspozitë do të prezantohen vetëm skulptura me emërtime që shkojnë pikërisht për madhështinë e Nënës Terezë. Përqafimi, Amësia, Nëna Terezë, në Grep të Nënës…, janë disa nga veprat e këtij artisti që do të prezantohen në Vatikan.

 

Shenjtërimi i Nënë Terezës

Lutjet e Nënë Terezës kanë shëruar një brazilian, i cili vuante nga tumori në tru. Po kështu ajo ka shëruar dhe një femër në Kolkata që vuante nga tumori në stomak. Lutjet e Nënë Terezës, e cila jetën e saj ia kushtoi bamirësisë, kanë bërë që ajo të shenjtërohet. Nënë Tereza, murgesha e cila gjithë jetën e saj u ndihmoi të varfërve në Indi, do të shenjtërohet më 4 shtator të këtij viti. Papa Francesko ka firmosur në mars dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezes, event që do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Ndryshe nga sa kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane, ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Viti Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Më 17 dhjetorin e kaluar Papa Francsko ka firmosur dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjëndje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit. Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të “E lume” e sipas rregullave të së drejtës kanonike festa e saj kremtohet cdo vit më datën 5 shtator,në ditën e lindjes. Murgesha shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës – Gonxhe Bojaxhiu (1910 – 1997) në shekullin e kaluar qe simbol botëror i dashurisë së krishterë. Pa i mbushur mirë 18 vjetët, duke iu përgjigjur thirrjes për veprimtari misionare, hyri ndër motrat e Loretos, që e dërguan si mësuese në Indí. Në Kalkutë zbuloi fytyrën e Krishtit të vuajtur në fytyrën e të varfërve më të braktisur. Këtu në jetën e saj filloi kthesa e madhe. Themeloi për të varfrit Misionaret dhe Misionarët e Bamirësisë. Sipas shembullit të saj, lindi një lëvizje e gjerë impenjimi bamirës e shoqëror në dobí të njerëzve më të lënë mbas dore, më të mjerë, më të harruar.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here