Arrestohet duke vaditur parcelat me kanabis në Dajt

0
164

Një 54 vjeçar u kap nga policia duke vaditur parcelat me kanabis në fshatin Lanabregas në zonën e Dajtit.

Gjatë aksionit të ndërmarrë sot (24 gusht), u arrestua shtetasi Agim Boga, banues në Tiranë.

Policia sqaroi se janë gjetur 200 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa bima ishte e vendosur në tre parcela.

Sqarimi i policisë:

Më datë 24.08.2016, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Lanabregas, Komuna Dajt në një zonë të pyllëzuar janë kultivuar bimë narkotike, është ngritur një grup kontrolli të cilët pas marrjes së informacionit kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar tre parcela të cilat ishin pranë njëra tjetrës, si dhe shtetasin:

– Agim Boga, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Në momentet që është konstatuar ky shtetas po kryente vaditjen e parcelave.

Në tre parcelat e konstatuara janë gjetur të kultivuara rreth 200 bimë të dyshuara si narkotike të llojt “Cannabis sattiva”, të cilat janë asgjesuar me anë të djegjes.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Tiranë për vepran penale “Kultivimi i bimevë narkotike”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here