Rikthehet Ina Rama, ja në çfarë posti të rëndësishëm do i caktojnë

0
147

Ish-­prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, pritet të jetë një nga emrat e parë që do të konkurojë për postin e prokurores speciale antikorrupsion menjëherë pasi të ngrihet Këshilli i Prokurorisë.

Burime brenda mazhorancës bëjnë të ditur se kanë nisur parapërgatitjet për ngritjen e institucioneve të reja menjëherë sapo ligjet e reformës në drejtësi të hyjnë në fuqi.

Ish­-kryprokurorja, e sulmuar nga Partia Demokratike, pritet të përballet sërish me një kundërvënie të ashpër, por, siç mësohet, ajo ka mbështetjen e një grupi prokurorësh.

Kreu i Prokurorisë Speciale Antikorrupsion do të zgjidhet nga Këshilli i Prokurorisë, i cili do të jetë një lloj KLD­-je për organin e akuzës.

Ina Rama ndërkaq është edhe propozim zyrtar i qeverisë për gjyqtare të Gjykatës së Strasburgut, pasi Ledio Binkut i mbaron mandati. Por mësohet se kandidatura më e fortë është ajo e kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili ka kreditet më të mëdha për t’u zgjedhur në këtë post.

Edi Rama siç duket ka negociuar me Zaganjorin që mënjanimi i tij të mos ishte i prerë, por në shkallë normale, duke i ofruar një post me prestigjioz, gjyqtar në Strasburg.

Prokuroria Speciale Antikorrupsion, SPAK-­u, do të merret ekskluzivisht me ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë dhe të politikanëve që kanë abuzuar me fondet publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here