10 thëniet e sportistëve në Rio, ja e Majlinda Kelmendit

0
152
 Lojërat Olimpike kanë mbaruar, por disa thënie të sportistëve kampionë kanë ngelur të ngulitura në mendjet e njerëzve. Një ndër ta është edhe thëniea e kampiones Kosovare, Majlinda Kelmendi. Ja 10 thëniet më të bujshme të zgjedhura nga mediat e huaja.

“Unë jam më i madhi” – Bolt pasi fitoi medaljen e 9-të të artë.

“A do të ketë një tjetër Michael Phleps? Sigurisht që jo. Ai është shumë i vecantë. Një sportist si Phelps vjen një herë në 10 breza.” – trajneri i Phelps pasi ky i fundit fitoi medaljen e 23-të të artë.Unë i vërtetova atyre se edhe pas luftës, edhe pasi ne i mbijetuam një lufte, nëse me të vërtetë e duan dicka ata mund t’ia arrijnë. Nëse ata duan të jenë kampionë Olimpikë, ata mund të jenë.

Edhe pse ne vijmë nga një vend i vogël, një vend i varfër.” – Majlinda Kelmendi pasi siguroi medaljen e parë të artë për Kosovën në përfaqësimin e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike.

“Tani të gjithë kritikët duhet të përtypin ato se cka thanë për mua.” – Neymar pasi fitoi të artën në futboll me kombëtaren e Brazilit.

“Unë nuk jam as Bolt dhe as Phelps i rrallës, unë jam e para Simone Biles.” – gjimnastja 19 vjecare amerikane pasi fitoi medaljen e 5-të të artë.
“E vetmja e vërtetë që thanë është se ishin të pirë” – drejtori i policisë së Rios teksa foli mbi akuzat e notarit amerikan Lochte se i kishin grabitur medaljet.

“Do të doja që të mos isha e vetmja dhe që plot të tjerë të vijnë pas meje. Nuk dua të njihem si Simone, notarja e zezë.’ ” – Simone Manuel notarja e parë me ngjyrë që fitoi medalje të artë.

“Kjo medalje e artë është një kundrapërgjigje për të gjithë ata që deklaruan se unë duhet të isha një majmun në kafaz.” – sportistja braziliane Rafaele Silva e rritur në një nga lagjet më të varfëra të Rios.

“Do të mbërrij në shtëpi 20 orë para fillimit të mësimit. Do të kem kohë mjaftueshëm për të kapur orën e fizikës që fillon në 8.15.” – Virginia Thrasher, 19 vjecarja që fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat e Rios.

“Unë tërhiqem. Kjo ishte e gjitha. Do ta var kostumin tim të garës dhe nuk do ta vesh kurrë më.” – Michael Phelps pasi fitoi medaljen e 23-të të artë në Lojërat Olimpike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here