Pastrimi i bregdetit/ Përfundon aksioni i Forcave të Armatosura, ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në Adriatik

0
136

14087632_10210399024511271_708574411_o-690x450

 

Përfundoi ditën e djeshme  aksioni i Forcave të Armatosura “bluzat e bardha” për pastrimin e bregdetit. Për 15 ditë mbi 2 mijë trupa të FA kanë bërë të mundur pastrimin e akseve kryesore rrugore dhe plazhet e jugut nga Vlora deri në Butrint.  Ndërsa në Adriatik ujërat e zeza derdhen ne det. Pushues kanë ankesa të shumta për këtë problematikë.  Gropa nga ku buron ujë i ndotur dhe që kundërmojnë erë të rëndë në pikun e sezonit turistik. Është kjo panorama që ofron plazhi i Shkëmbit të Kavajës për pushuesit ku ujërat e zeza derdhen në detin Adriatik. Ata që e vuajnë më së shumti këtë problem që nuk gjen zgjidhje janë pushuesit. Shkak për këtë panoramë skandaloze dhe të papranueshme janë bizneset që operojnë në këtë zonë, që edhe pse janë munduar t’i fusin tubacionet disa metra thellë detit, sërish dalin zbuluar sapo uji tërhiqet. E gjithë kjo situatë tregon se institucionet vendore dhe qendrore nuk kanë bërë aq sa duhet për të mos lejuar ndotjen në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Ndërsa në aksionin e FA u angazhuan rreth 210 mjete, të cilët   bënë  të mundur transportimin e mbetjeve në vendgrumbullimet e caktuara. Në total nga efektivët e FA janë zhvendosur nga akset rrugore dhe vija bregdetare rreth 500 metër kub mbeturina dhe 160 ton inerte. Përgjatë gjithë ditëve të aksionit FA ka bërë të mundur pastrimin e rreth 220 km vijë bregdetare. Në përfundim të punës, trupat pjesmarrse në këtë operacion i vizitoi zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i cili falenderoi trupat për punën dhe përkushtimin me të cilin kanë punuar, duke i shërbyer komunitetit dhe pushuesve në të gjithë vijën bregdetare. Për zëvëndësministrin Koçi aksioni “bluzat e bardha” ishte një investim kulturor për të treguar se ambienti i përbashkët duhet ruajtur dhe respektuar. “Me këtë aksion kemi të bëjmë me një investim edhe kulturor, sepse ky aksion ndryshon raportin e shoqërisë me mjedisin dhe me pastërtinë. Është një element shumë i rëndësishëm për të pasur një turizëm të suksesshëm, për të pasur një Shqipëri të pastër, për të pasur një bregdet tërheqës”, tha Koçi. Zv. ministri Koçi i bëri thirrje pushtetit vendor që të vazhdojë bashkëpunimin dhe të strukturojë instrumenta aktivë për pastrimin e përhershëm të akseve rrugore të bregdetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here