Gati 500 persona janë zhvendosur pasi një zjarr masiv ka shpërthyer në fshatin jugor rus Mokok. Të gjithë janë evakuuar për strehim të përkohshëm
Sipas zyrtarëve, askush nuk u plagos në incident.
“Në sajë të masave përkatëse nuk ka pasur viktima ose të lënduar. Zjarri arriti të shuhet”, ka thënë zëvendës-shefi i Ministrisë së Emergjencave në Dagestan, Oleg Halilov, shkruan RT.
Zjarri fillimisht ka filluar në një nga shtëpitë në fshat, shpejt u përhap në ndërtesat pranë. Dy helikopterë dhe 200 punëtorët e emergjencës, si dhe zbatimit të ligjit kanë qenë të përfshirë në ndaljen e zjarrit.