Fluksi i emigrantëve / Përmirësohet situata në Kapshticë, grekët shtojnë sportelet

0
222

Një ditë pasi pika e kalimit kufitar të Kapshticës regjistroi radhë të emigrantëve shqiptarë që rikthehen në Greqi pas pushimeve, vijon të jetë i lartë fluksi i lëvizjes së tyre, por duket se pala greke ka shtuar ritmin e punës duke mos i lenë në pritje për orë të tëra.

Edhe gjatë ditës së hënë ka pasur një numër të madh të shtetasve që kanë dalë nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës,  por shtimi i numrit të sporteleve nga pala greke, ka ndikuar në eliminimin e radhëve të gjata dhe pritjes me orë të tëra.

5165 shtetas kanë kaluar kufirin vetëm gjatë 24 orëve të fundit me 1460 mjete dhe 2440 të tjerë  kanë hyrë në vend po nga kjo pikë kufitare.

Pala shqiptare, për të përballuar fluksin e shtuar të lëvizjeve është duke punuar me 6 sportele, nga të cilat 4 në dalje dhe 2 në hyrje, ndërkohë edhe pala greke ka shtuar numrin e sporteleve në hyrje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here