Një 28-vjeçar nga Shqipëria ka rënë në prangat e policisë greke pasi u kap me 12 kg kanabis sativa.
Shqiptari u arrestua në Selanik, dhe siç raportojnë mediat greke, ai kishte transportuar drogën nga Athina.
Kanabisi ishte ndarë në 14 pako dhe ishte fshehur në një pjesë të modifikuar të makinës. Policia sekuestroi gjithashtu edhe dy celularë dhe 100 Euro.