Si të bëni gjalpë domateje

0
154

Është pak e vështirë të ruash gjatë shijen e ëmbël të domates së verës, por jo e pamundur. Paketoni sa më shumë lëng domateje në një përbërje të thjeshtë me gjalpë dhe ju do të keni një përbërës shumë të përdorshëm të cilin do ta ruani përgjatë muajve të vjeshtës.|
Ndërsa ruajtja në kavanozë e salcës së domateve është një mënyrë shumë e mirë, kthimi i tyre në gjalpë mund të rezultojë dhe më efikase.

Ja si t’a përgatisni:
Për të bërë rreth 2 kupa duhen:
2 gota domate qershi
1 lugë gjelle gjethe trumzë të freskët
½ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper të zi
226 gr gjalpë pa kripë, në temperaturë dhome

Përgatitja
Vendosini domatet në një tavë 10 cm poshtë pjesës së sipërme të furrës dhe piqini derisa lëkura e tyre të marrë ngjyrë kafe dhe domatet të nisin të lëshojnë lëngun e tyre, duhen rreth 6-8 minuta. Lërini domatet të ftohen në temperaturë dhome.
Përzieni domatet e pjekura me trumzën, kripën dhe piperin në një procesor ushqimi. Pulsojeni rreth 10 herë, derisa domatet të jenë grirë imët. Prijeni gjalpin në kube rreth 2.5 cm dhe shtojini në procesorin e ushqimit. Frulojini bashkë derisa gjalpi të jetë përzier mirë, përreth 30 sekonda.
Gjalpi i domateve mund të përdoret menjëherë ose të futet në frigorifer për 2 orë që të ngurtësohet.

Shënim: Ruajeni gjalpin e domateve të mbështjellë mirë në qese plastike apo mbajtës të posaçëm në frigorifer, përreth 1 javë. Mund ta ruani dhe në ngrirje deri në 3 muaj.

Si t’a shijoni gjalpin e domateve
Në tortelini me djathë, ravioli ose çdo lloj paste
Të hedhur në rizoto para servirjes.
Lyeni tostin e mbushur me rukola dhe vezë të skuqura
Shtojeni sipër peshkut të pjekur, pulës ose biftekëve që të shkrijë sipër tyre.
Lyeni biskotat e ngrohta, muffins etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here