Gara pë drejtorin e TKOB-së/ Zyrtarizohen 3 kandidatura, 2 tenorë dhe një muzikant

0
148

Pas vendit të lënë bosh nga Ilir Kërni që prej 3 gushtit, tashmë, tre emra janë zyrtarisht në garë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit: Josif Gjipali, Agim Hushi dhe Petrit Hajro.

Gjipali ka ndërtuar jashtë vendit një karrierë artistike nën emrin Giuseppe Gipali dhe punon edhe si pedagog në Universitetin e Arteve.

Po ashtu, edhe tenori Agim Hushi punon e jeton prej 20 vjetësh jashtë vendit. Ai është shef i katedrës së Operas në Konservatorin e Vjenës.

I treti është Petrit Hajro, ndryshe Kleanthi Gjika, një ish-trombist në orkestrën e Operas, i kthyer nga emigrimi disavjeçar në Greqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here