Turqi, masakrohet ikona e LGBT, trupi i 22-vjeçares u gjet i gjymtuar dhe i djegur

0
160

Trupi i gjymtuar dhe i djegur i Hande Kader, aktivistja 22-vjeçare e kthyer në ikonë të komunitetit LGBT në Turqi, u gjet më 8 gusht në periferi të Stambollit. Por autoriteteve iu desh një javë për ta identifikuar kufomën, e cila ishte masakruar në mënyrë barbare. Më 8 gusht, transgjinorja Hande Kader ishte parë për herë të fundit teksa hipte në makinën e një të njohuri në Stamboll. Që prej atij momenti askush nuk e pa më. 22-vjeçarja u bë e njohur në fund të qershorit të vitit të kaluar, kur kundërshtonte me forcë policinë, që po ndalonte organizimin e paradës së homoseksualëve në Stamboll. Ajo ishte arrestuar dy herë nga policia për pjesëmarrje në manifestimet e komunitetit LGBT në Turqi. Në të njëjtin vend ku u gjet trupi i masakruar i aktivistes Hande Kader, në fillim të muajit gusht, u gjet i vrarë një refugjat sirian homoseksual.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here