“Monstra i Palasës” i qetë dhe jonervoz, rasti që po çudit edhe psikiatrët

0
185

Detaje të tjera kanë dalë sot nga procesi gjyqësor ndaj Jorgo Zanit, i cili i preu kokën kushëririt të tij të mitur në Palasë të Vlorës.

Burime për “News 24” thonë se Jorgo Zani është një rast unikal. Kështu, ai ka sfiduar mjekësinë sot duke u paraqitur i qetë në Gjykatë dhe pa shfaqur asnjë shenjë nervozizmi apo çrregullimi mendor. Gjykata ka caktuar një komision mjekësh psikiatër që të vlerësojnë gjendjen e Zanit. Komisioni do të përbëhet nga 5 mjekë psikiatër për të përcaktuar nëse Zani ka vërtet çrregullime mendore.

Nëse Zani shpallet mendërisht i shëndoshë, ai atëherë do të marrë dënim me burgim të përjetshëm, në të kundërt, do të dënohet për vrasje në rrethana cilësuese. Vrasja makabre e 12­vjeçarit ka tronditur mbarë opinionin publik. Zani u la në burg ditën e sotme, dhe madje gjendet i vetëm në qeli. Autori i masakrës nuk u shfaq aspak i penduar në seancën e masës së sigurisë. Kushëriri ka masakruar 12­vjeçarin, duke i prerë kokën dhe duke e lënë pa jetë në buzë të rrugës. I mituri jetonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime bashkë me prindërit, por këta të fundit ishin larguar tre ditë më parë duke e lënë djalin tek gjyshja./ Panorama.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here