Kushërira e 65-vjeçarit: Sokrati qe njeri i mrekullueshëm, Jonida e donte vetëm për lekët

0
133

Kushërira e Sokrat Shanit ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale përsa i përket ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Golem të Kavajës dhe në Lushnjë. Biznesmeni 65-vjeçar vrau të dashurën e tij 29-vjeçare Jonida Çanaku, ndërsa cilësohet nga kushërira si një njeri i mrekullueshëm.

Sipas saj, Sokrati flinte në banesën e 29-vjeçares, si dhe ia kishte ndërtuar vetë shtëpinë ku ajo rrinte me familjen.

“Shkruaj në lidhje me tragjedinë që po flitet gjithandej. Nuk po më pëlqejnë aspak shkrimet që shikoj në çdo vend. Sokrati ose siç është quajtur, vrasësi është kushëriri im. Askush nuk e besonte se ai do të bënte këtë gjë, të vriste veten. Një njeri i mrekullueshëm, i qetë, bujar e një biznesmen i fuqishëm. Kishte mbi 3 vjet lidhje me Jonidën, por nuk ishte i mbështetur nga familja e tij. Familja e vajzës e donte shumë Sokratin, aq sa ai në shumicën e kohës flinte në shtëpinë e vajzës. Familja e saj e respektonin Sokratin në maksimum dhe tani shiko çfarë thonë. E pabesueshme.

Sokrati la familjen e tij për të. Ai ndërtoi shtëpinë e saj, shtëpinë të cilën e keni parë në familjen e vajzës. Ajo ishte tepër xheloze. Kaluan shumë kohë dhe Sokrati kuptoi kush ishte Jonida dhe, ajo nuk donte që ta lëshonte atë, normal lekët e Sokratit e mbanin gjallë. Nuk e di si mundi Sokrati aq i madh e aq i zgjuar, të vrasë veten. Depresioni e çoi atë të bëjë këtë gjë. Më vjen shumë keq. Nuk mund të quhet vrasës dhe të keq interpretohet ai njeri i mrekullueshëm”, është shprehur në një status në rrjetet sociale një nga kushërirat e 65– vjeçarit, Sokrat Shani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here