Reforma në Drejtësi/ Meta: Së shpejti caktojmë datat për miratimin e vettingut

0
156

Kryetari i Parlamentit ka bërë të ditur sot për mediat ecurinë e punimeve në Komisionin për Reformën në Drejtësi.

Sipas tij, shumë shpejt do të caktohen datat për miratimin e vettingut, dhe ligjet e tjera në kuadër të miratimit të plotë të 7 ligjeve për Reformën në Drejtësi. Ai tha se një pjesë e tyre pritet të kalojnë brenda 30 Gushtit.

Por Meta shtoi se thirrja e seancës parlamentare për miratimin e 7 ligjeve që kanë të bëjnë me vettingun, zgjedhjen e qeverisjes së gjyqësorit dhe të prokurorisë speciale, do të jetë në varësi të ecurisë së punës në komisionin e posaçëm parlamentarë për Reformën në Drejtësi.

“Sot po punohet mbi ecurinë e vazhdimit të reformës në drejtësi, atë të zbatimit dhe ndryshimit kushtetuese për këtë reformë madhore. Sikurse ju jeni në dijeni, tashmë komisioni për reformën është duke punuar dhe duke vazhduar seancën e mëparshme, ku përfaqësuesit e opozitës paraqitën pikëmpamjet e tyre për vettingun dhe sot kur jepen opinionet e EURALIUS e OPDAT. Do dëshëroja të thërras shumë shpejt seancën por jemi në varësi të ecurisë së punës së komisionit. Lidhur me këto pretendime shpresoj të vijojmë me një frymë konstruktive. Deputet të njoftohen për pjesmarrjen e tyre dhe njëkohësisht vijon puna dhe për dy ligjet e tjera, për të cilat kemi rënë dakort që të diskutohen brenda muajit gusht. Shumë shpejt shpresojmë të fiksojmë datën për të miratuar datën për vettingun dhe një datë tjetër për dy ligjet e tjera brenda 30 gushtit dhe pastaj do vazhdojmë me ligjet e tjera në kuadër të miratimit të plotë të 7 ligjeve”.

Sipas kreut të parlamentit, Presidenti ka të drejtë mbi ankesat për mbledhjen e KED. Meta theksoi se problemi qëndron në vakuumin ligjor, dhe se kjo duhet të rregullohet në kohë, në mënyrë që Presidenti të ushtrojë përgjegjësitë e tij lidhur me KED.

“Mendoj se Presidenti ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme. Në rast se ai nuk ka mundësi të ushtrojë përgjegjësinë e tij, është mungesë e kuadrit ligjor që presidenti nuk ushtron dot përgjegjësinë e tij. Është vakum ligjor dhe duhet ndrequr kjo pjesë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here