Itali/ Vdekja tragjike e vogëlushit, e sulmuan dy qentë që mbanin prindërit në shtëpi

0
200

Një ngjarje tepër tragjike ka ndodhur në Itali. Një fëmijë vetëm 1 vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë, pasi u sulmua nga dy qen argjentinas. Në përpjekje për të shpëtuar fëmijën, ka mbetur e plagosur edhe nëna e tij.

Sipas mediave italiane, kjo tragjedi ka ndodhur në vilën e familjes, në Mascalucia. Fëmija pas sulmit u dërgua me helikopter në spital, por nuk mundi të mbijetojë, pasi kishte gjakderdhje të shumta.

 

qent

Nënkryetari i Mascalucia-s, Fabio Cantarella, urdhëroi konfiskimin e dy qenve. Ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimin për nënën e 1-vjeçarit, pasi ajo akuzohet për vrasje.

Sipas tyre, vogëlushi ishte i vetëm në kohën e sulmit dhe vetëm pasi ka dëgjuar klithmat e një fqinje, nëna ka ndërhyrë për të shpëtuar djalin.

 

vila

 

Babai i foshnjës, një punëtor 32-vjeçar në kohën e tragjedisë ishte në punë. Çifti ishte transferuar prej disa kohësh në vilën, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Nicolosi, së bashku me djalin një vjeç e gjysmë dhe dy qentë e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here