Krimi në Golem, autori u vetëvra me plumb në gojë. Kishte lënë tri letra

0
156

Prokuroria bën me dije detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi opinionin sot në Krutje të Lushnjës dhe në Golem. Mësohet se ka qenë një telefonatë rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, që ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Lushnjes se, në fshatin Krutje, është gjendur i vrarë me armë zjarri Sokrat Shani. Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor, ku rezultoi se në një nga dhomat e banesës 3- katëshe në pronësi të shtetasit Sokrat Shani, është gjendur i vrarë me armë zjarri pistoletë, Shani.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, ku rezultoi se kufoma është qëlluar me armë zjarri pistoletë në gojë, ku është gjendur një gëzhojë, ndërsa plumbi ka bërë rikoshetë dhe është copëtuar. Nga këqyrja e banesës, ku ndodhej kufoma, janë administruar e sekuestruar në cilësinë e provës, 3 letra të shkruara nga viktima Sokrat Shani, ku shkruan së është vrarë vetë. Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14 gusht 2016, ka shpjeguar se Jonida Çanaku, ka ndërruar jetë dhe ndodhet te shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën, si edhe ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër. Ndërsa tek letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e Jonidës duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psikike. Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka pasur lidhje dashurie me Jonida Çanakun. Grupi hetimor, i vënë në dijeni rreth faktit të përshkruar në këtë letër për faktin e ndërrimit të jetës së Jonidës, në bashkëpunim me policinë në Kavajës, ka shkuar në banesën e përshkruar, në Golem-Kavajë. Është konstatuar se në banesë mbi krevat dopjo, gjendej me shenja dhune në grykë, një shtetase, ku nga verifikimi i sistemit TIMS, rezulton se është Jonida Çanaku. Në banesë nuk janë gjendur dokumente identifikimi të viktimës. Familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar një krismë arme rreth orës 06-06.30 dhe, kur kanë shkruar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë. panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here