Video/ Policia e arreston me hashash në autobus, terrorizohen pasagjerët e linjës Çorovodë-Tiranë

0
131

Një person është arrestuar mëngjesin e sotshëm në një autobus të linjës Çorovodë-Tiranë. Atij i janë vënë prangat nga ana e policisë, pasi është gjetur me një çantë me hashash, të cilën e mbante në shpinë.

Qytetari që ka denoncuar ngjarjen bën me dije se policia u ka bërë postbllok në të dalë të Poliçanit, pa hyrë në Berat dhe u ka kontrolluar çantat të gjithë pasagjerëve.

Personi i arrestuar është një djalë rreth 25-30 vjeç. Udhëtarët janë frikësuar nga ky kontroll disi i veçantë, që u ngjan kontrolleve në kufi.

“Policia e shtetit arreston nje person me nje cante nderkohe dite per dite ktej kalojne kamionat plot”, – shkruan mesazhdërguesi në adresën e Jetaoshqef.al.

Shikoni vetë më poshtë pamjet e arrestimit në autobusin e nisur në orën 9 të mëngjesit nga Çorovoda.

3
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here