Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në fshatin Akërni të Vlorës. Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa vijon përhapjen me shpejtësi. Mësohet se flakët kanë përfshirë zonën pyjore pranë hidrovorit. Aktualisht në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për lokalizimin e tij.