Vepra të ndryshme penale, 9 persona në pranga, dy në kërkim

0
165

Fier- Lushnje: 9 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale kanë rënë në pranga.

Sipas policisë, 4 persona janë arrestuar për “Ndërtim të paligjshëm”, 1 për “Vjedhje”, 1 për “Shkatërrim prone”,  1 drejtues mjeti në gjendje të dehur dhe 2 persona për dhunë në familje, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

Të arrestuarit janë:

Klajdi Sherifi, 34 vjeç, banues në  fshatin Radostinë. Më datën 21.07.2016 në lagjen “Apollonia” , dyshohet se i ka marrë çantën me 1700 euro, 13.000 lekë dhe sende të tjera shtetases K.H, 34 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maj”, Fier.

Në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi P.O, 51 vjeç, banues  në lagjen “1 Maj”,  pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj Klajdi Sherifit më datën 10.08.2016.

Fabio Baçja, 32 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi, te unaza e qytetit Fier është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip Ford, me targa AA 032 NV, në gjendje të dehur.

Fatmir Ferzaj, 61 vjeç, banues në Durrës.

Vasil Marku, 56 vjeç, banues në lagjen “L.Dhano”, Lushnjë.

Shefqet Hajdari, 56 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë”, Lushnjë.

Ermal Baho, 25 vjeç, banues në Savër, Lushnjë.

Këta 4 persona kanë ndërtuar një godinë me përmasa 19.2m x 6.2m, në vëndin e quajtur “Klubi i shoferit” në një pikë karburanti në ndërtim e sipër, në kundërshtim me lejen e dhënë nga Bashkia Lushnjë më datën 04.05.2016.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy të shpallurit në kërkim:

Erdiol Nako, 21 vjeç dhe Erald Nako, 27 vjeç, të dy banues në  fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje.

Ndalimi i tyre  u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 09.08.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arret me burg” , për veprën penale “Dhunë në familje”.

Bektash Sinai, 48 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri” Lushnje, pasi në fshatin “Karbunarë e Vogël”,  me vetëgjyqësi, ka shkatërruar serën e mbjellë me domate me gjithë aksesorët e saj në pronësi të shtetasit R.K, 60 vjeç, me pretendimin se toka ku janë ngritur serat janë në pronësi të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here