Zgjedhjet, Duka: Të rregullohet Kodi Zgjedhor, ose qeveri teknike

0
116

Për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme duhet që të rregullohet Kodi Zgjedhor, ose në të kundërt të kalohet në qeveri teknike.

Kjo është deklarata e kreut të Partisë Agrare ambientaliste, Agron Duka për emisionin “Opinion”.

Duka tha se kërkesa për qeveri teknike është plotësisht e bazuar, pasi tashmë nuk ka shumë kohë për ndryshme në kod. Ndaj sipas tij, qeveria teknike është e vetmja rrugë.

“Kjo qeveri aktuale nuk jep premisa për të patur zgjedhje të ndershme. Habitet pse i duket ndokujt e çuditshme kërkesa për qeveri teknike. Ose të rregullohet kodi zgjedhor për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, ose të kalohet në qeveri teknike”, shprehet Duka.

Kreu i PAA tha se takimi i disa ditëve me parë me kreun e PD-së Lulzim Basha, ishte një takim pune, ku është diskutuar edhe për qeverinë teknike.

Duka u shpreh se është në të mirën e të gjithë që të merret një iniciativë vendimtare dhe për përmirësohet njëherë e mirë procesi i zgjedhjeve në vendin tonë, për të garantuar votën e lirë.

Konsensusi është i nevojshëm dhe besoj se do të arrihet edhe për 7 ligjet. Duka tha se reforma në drejtësi është e domosdoshme për vendin, ndërsa shtoi se ndërhyrja e ndërkombëtarëve ishte në funksion të procesit dhe të miratimit me konsensus të reformës.

Duke shprehur qëndrimin e tij pro reformës në drejtësi, Duka tha se në kontaktet me ndërkombëtarët janë diskutuar problematikat e ndryshme të procesit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here