Vjedhja e bankës në Tiranë: Banka nuk kishte fare kasafortë ku ruheshin paratë!? (Foto)

0
175

Banka e cila u vodh në natën mes të dielës dhe të hënës nuk ka pasur kasafortë ku ruheshin paratë. Portali Skandal.al shkruan se ka mësuar se banka ka patur një dhomë ku “siguroheshin” paratë.

Siç shkruan më tej ky portal, e ndërtuar në bodrumin dhe katin e parë të një pallati të vjetër, gjithnjë të banuar në ish-Bllok, banka mbante paratë në një dhomë me katër mure të zakonshme, në të cilën, hyhej nga ambientet e brendshme të bankës përmes një dere të blinduar, e vetmja gjë e blinduar në këtë dhomë.

Siç shkruan më tej ky portal, përcjell Telegrafi, muret kanë qenë pajisur me sensorë sizmikë dhe antithyerje.

Por ajo që habit, ka të bëjë me faktin se muret e dhomës ku mbaheshin paratë, ishin krejt të zakonshëm, madje me tulla me vrima!!

Po sipas këtij portali, sensorët ranë dy herë natën e vjedhjes, por drejtuesit e bankës dhe kompanisë së kontraktuar për sigurinë e saj, shkuan në bankë, panë vetëm nga jashtë, verifikuan që nuk kishte thyerja nga jashtë dhe u larguan. Pa vënë në dijeni policinë e shtetit.

Skandal.al ka mësuar se, heqja e këtyre tullave ka mundur t’i fusë grabitësit në dhomën ku ndodheshin paratë, të cilat i kanë marrë lehtësisht – qindarkë më qindarkë – deri në milionin e fundit.

Kështu, grabitësit as që kanë hyrë në ambientet e brendshme të bankës. Thjesht ka mjaftuar kjo vrimë e hapur lehtësisht për tu futur në dhomën e parave.telegraf

banka-bkt

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here