Serbia me qeveri të re, Vuçiç fut Kosovën në tekstin e betimit

0
166

Kuvendi i Serbisë ka votuar për Qeverinë e re të Serbisë. Për propozimin e mandatarit, Aleksandar Vuçiç votuan 163 deputetë, kundër ishin 62, abstenime nuk pati. Pas votimit do të pasojë betimi para Kuvendit të Serbisë, ku Aleksadar Vuçiç do ta udhëheqë qeverinë e shtetit fqinj edhe për një mandat, në koalicion me Ivica Daçiçin e SPS-it. Por çfarë shkruan në betimin që duhet ta bëjë qeveria serbe. Sigurisht se edhe në betim është futur Kosova, absurditet i llojit të vet që vetëm serbët e bëjnë. “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që detyrën e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me përgjegjësi, ndërgjegje dhe do të jem i përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, kështu thuhet në betimin shovinist serb.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here