Rritja ekonomike në rajon, Shqipëria pas Turqisë, Kosovës dhe Maqedonisë

0
145

Turqia, Kosova dhe Serbia patën rritjen me lartë ekonomikë ne tremujorin e parë të vitit respektivisht me 4.8, 3,8 dhe 3.5%. Në mesin e 7 vendeve Shqipëria u rendit e katërta me 2.9 për qind duke lënë pas Greqinë, Kroacinë dhe Maqedoninë, të cilat u rriten respektivisht me -1.4, 2.3 dhe 2.0%, sipas një analize të Autoritetit Qendror Bankar.

Aktiviteti ekonomik në Greqi ka thelluar tkurrjen në tremujorin e parë të vitit. Kjo ecuri është diktuar nga ecuria e të gjithë komponentëve të prodhimit, si dhe nga shpenzimet konsumatore, ato qeveritare, investimet dhe eksportet neto. Tregues të tërthortë nga prodhimi industrial dhe indekset e besimit sugjerojnë për një ecuri ekonomike negative edhe në tremujorin e dytë. inflacioni ka kaluar në territor pozitiv në muajin qershor.

Ekonomia e Serbisë u rrit me terma të shpejtë në tremujorin e parë të vitit, duke reflektuar rritjen e investimeve dhe të eksporteve. Konsumi privat, i cili kishte qenë i dobët në periudhën paraardhëse, iu rikthye rritjes pozitive në këtë tremujor. Tregues të tërthortë, si tregtia me pakicë dhe prodhimi industrial, sinjalizojnë për një rritje pozitive, por në terma disi më të ngadaltë, në tremujorin e dytë të vitit. inflacioni ka rënë në nivele të ulëta, nën ndikimin e rënies së çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë.

Ekonomia turke u rrit me terma të shpejtë në tremujorin e parë të vitit, por sidoqoftë ngadalësoi ritmin e rritjes nga një tremujor më parë. Rritja ekonomike është mbështetur në rritjen e fortë të shpenzimeve konsumatore e qeveritare, të cilat janë nxitur nga rritja prej 30% e pagës minimale në muajin janar.

Impakti i investimeve në aktivitetin ekonomik ishte i neglizhueshëm, ndërsa eksportet neto kontribuuan negativisht si pasojë e rritjes së shpejtë të importeve. Të dhënat nga shitjet me pakicë dhe prodhimi industrial sugjerojnë për një ngadalësim të rritjes në tremujorin e dytë. Ngjarjet e tensionuara politike në muajin korrik kanë krijuar pasiguri dhe pritet të sjellin një rënie të rritjes ekonomike për vitin në vazhdim.

Maqedonia u rrit me terma më të ngadaltë në tremujorin e parë të vitit. Aktiviteti ekonomik është ngadalësuar, si pasojë e tkurrjes së fortë të investimeve, që reflekton pasigurinë në treg të shkaktuar nga situata e paqartë politike. Konsumi privat dhe eksportet neto janë rritur në terma pozitivë. Të dhënat me frekuencë më të lartë tregojnë për një rritje disi më të shpejtë në tremujorin e dytë të vitit, me prodhim industrial më të lartë. inflacioni është ulur edhe më tej në territor negativ, si pasojë e rënies së çmimeve të energjisë, ushqimit dhe transportit.

Ekonomia e Kosovës është rritur në terma pozitivë në tremujorin e parë të vitit 2016. Mbështetësit kryesorë të rritjes kanë qenë rritja e fortë e investimeve dhe rritja e shpenzimeve konsumatore dhe atyre qeveritare. Rritja e shpejtë e importeve dhe ajo e dobët e eksporteve kanë ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik në vend. inflacioni ka vijuar të regjistrojë vlera negative, nën efektin e rënies së fortë të çmimeve të ushqimeve.

Sipas të dhënave të Instat-it, ekonomia shqiptare shënoi rritje vjetore prej 2.96% gjatë tremujorit të parë të vitit. Kjo rritje pasqyron përmirësimin e aktivitetit në sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori industrial dhe ai i bujqësisë vazhduan të shënojnë rënie./Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here