Shtëpia e një tjetër këngëtari bie pre e grabitjes me maska (FOTO)

0
203

Një tjetër banesë ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01.20.

Burimet e policisë bëjnë me dije se është njoftuar se është vjedhur banesa e shtetasit Zef Beka, banues në Ishull Shëngjin, i cili është këngëtar i muzikës popullore.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që kanë konstatuar se 3 persona të maskuar, me anë të dhunës kanë vjedhur shumën monetare prej 1.500.000 lekë të reja si dhe një mjet Golf ­5 në pronësi të këngëtarit.

zef-beka

Falë veprimeve të shpejta hetimore ky mjet është lokalizuar dhe po ndiqej nga policia, por autorët e dyshuar të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anë rruge dhe autorët e dyshuar janë larguar duke përfituar nga errësira.

Janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 139 – 25 i Kodit Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here