Shantazhi/ “500 euro ose publikova videon kur ti pin drogë”

0
148

“Dua pagesën, ose përndryshe do të publikoj në Facebook videon duke pirë ti drogë”.

Ky ka qenë kërcënimi me të cilin një 28-vjeçar i ka kërkuar një shumë prej 500 eurosh ish-të dashurës së tij. Mesa duket, duke u ndierë e frikësuar dhe “e gjobitur”, vajza ka kallëzuar në Polici ishmikun e saj, Bafti N., i cili përfundoi si i pandehur në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Në përfundim të gjykimit, një pesëshe gjyqtarësh vendosën deklarimin fajtor të tij për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie.

Gjatë gjykimit, i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën dhe njëkohësisht e ka kundërshtuar vendimin, duke i bërë ankim në Apelin për Krimet e Rënda.

HISTORIA Referuar vendimit të Krimeve të Rënda ndaj të pandehurit Bafti N., i zbardhur ditët e fundit, historia e lidhjes dashurore mes tij dhe kallë- zueses Z. V. kishte zgjatur rreth 3-4 muaj.

Ajo ishte shitëse në një qendër tregtare në Tiranë dhe ishin njohur përmes rrjetit social “Facebook”, duke krijuar një lidhje dashurie me të, lidhje e cila ka zgjatur për një periudhë kohore rreth 3-4 muaj.

Pas shkëputjes prej tij, Z. V. ka lënë punën dhe është kthyer në banesën e prindërve të saj në një qytet në Jug të vendit, ku është punësuar si kameriere.

“Pasi ka shkuar atje, kjo shtetase është shantazhuar vazhdimisht nga i pandehuri Bafti N., nëpërmjet telefonit, duke i kërkuar shuma të hollash në këmbim të mospublikimit në ‘YouTube’ apo në rrjetet e tjera sociale nga ana e tij të disa videove intime të të dëmtuarës, e cila ishte filmuar duke marrë drogë.

Këto video ishin siguruar gjatë kohës kur e dëmtuara kishte pasur marrëdhënie intime me të pandehurin. E dëmtuara është kërcënuar me faktin se, nëse nuk dorëzonte paratë, atëherë kjo video do t’u dërgohej familjarëve të saj”, thuhej në vendimin e gjykatës.

GJOBA”

Sipas gjykatës, e ndodhur në të tilla kushte, e dëmtuara Z. V. i ka dhënë të pandehurit Bafti N. shumat e të hollave prej 150 mijë lekësh të vjetër, në muajin gusht 2015, dhe 20 euro, në muajin shtator 2015.

Duke parë se kjo shtetase shantazhohej kollaj, ky i pandehur në fillim të muajit tetor 2015 i ka kërkuar nëpërmjet kërcënimit të dëmtuarës shumën e 500 eurove, dhe e dëmtuara, e ndodhur nën një presion të tillë, i është drejtuar Policisë, duke akuzuar të pandehurin Bafti N. për vendosje gjobe./panorama

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here