Shkodër/ Policia ndalon 14 sirianë, destinacioni i tyre ishte Gjermania

0
175

Policia e Shkodrës, në vendin e quajtur Shtuf në afërsi të kufirit me Malin e Zi, ka kapur 14 persona të Huaj, Sirianë ( 7 meshkuj e 7 femra, ndër ta 5 të mitur).

Sipas policisë, nga intervistimi i tyre i bërë  në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në DPV Shkodër, rezultoi se personat në fjalë kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelbër në Kapshticë – Korçë .

Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania , ku pasi të mbërrinin në destinacion do  paguanin  nga 1150 Euro dy personave që nuk ua dinin gjeneralitetet.

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy trafikantëve që kishin marrë përsipër kundrejt pagesës shtetasit Sirianë për ti dërguar në Gjermani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here