Projekti i Unazës së Madhe/ Banorët e Paskuqanit dhe Laprakës para Prokurorisë

0
158

Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit kanë shkuar para Prokurorisë së Tiranës mëngjesin e sotëm duke kundërshtuar projektin e ‘Unazës së Madhe’.

Ata shprehen në një prononcim për ‘Fax News’ se me këtë projekt po abuzohet dhe se kallëzimi i tyre në prokurori rreth 2 muaj më parë ende nuk po merret parasysh.

Pasi kërkuan informacion në ARRSH dhe patën takim në kadaster dy ditë më parë, ata sot kanë 3 kërkesa lidhur me projektin në zonën ku jetojnë dhe që prek shtëpitë e tyre.

“Kemi bërë kallëzim rreth 2 muaj më parë dhe faktikisht ende asgjë sepse dihet kush janë prokurorët. Ne duam të dimë se mbi cilin projekt janë lëshuar lekët e oligarkëve, së dyti mbi cilin projekt Kadastra ka bërë skualifikimet dhe së fundmi mbi cilin projekt IKMT ka nisur shembjet”-tha një nga banorët.

Banorët e zonës së Laprakës, ‘Kodrës së Priftit’ dhe Paskuqanit prej kohësh insistojnë se po kryhen devijime në këtë projekt që po ekzekutohet në zonë dhe se nuk ka asnjë lidhje me atë fillestar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here