Mbi 1 milion mbështetës në Stamboll pro demokracisë

0
185

https://youtu.be/EwS0pymhwX4

 

1 milion protestues edhe nga qytete të tjera u mblodhën sot në Stamboll në një protestë në mbështetje të presidentit Rexhep Tajip Erdogan pas grushtit të dështuar të 15 korrikut.

“Do të jemi të bashkuar si një komb, një flamur, një atdhe, një shtet dhe një shpirt,” është shhprehur vetë Presidenti Erdogan për mediat turke.

Për të garantuar sigurinë e paradës, të quajtur “për demokracinë dhe për dëshmorët,” u mobilizuan 15 mijë agjentë.

Në mesin e turmës janë parë shumë flamuj turq dhe të gjitha simbolet.

Në këtë manifestim të madh Presidenti  Erdogan është parë të mbërrijë me helikopter në pjesën europiane të Stambollit.

Në manifesitm janë parë edhe krerët e dy partive opozitare, por nuk ka qenë i ftuar kreu i partisë pro kurde, që është edhe forca e tretë parlamentare.

Mediat raportuan se në qendër ishin vendosur 2 milion e gjysëm flamuj dhe gjysëm milion kapele dhe 5 milion shishe me ujë.

Tubimet e sotme masive shënuan fundin e demonstratave trejavore që nga grushti i dështuar i shtetit i 15 korrikut, ku humbën jetën më shumë se 270 njerëz, duke përfshirë 34 që ndihmuan në planifikimin e tij.

202122

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here