Amnistia, ja kur do të falen detyrimet për bizneset dhe makinat

0
165

Bizneset që kanë borxhe në tatime dhe dogana të krijuara para viti 2011 do të përfitojnë nga falja e detyrimeve tatimore të shpallura nga Ministria e Financave.

Përfaqësuesi i ministrisë së financave, Niko Lera shpjegon se falja ndahet në dy kategori dhe pas vitit 2011 do falen gjobat dhe 30% e detyrimit, me kusht që të paguhet 70% e detyrimit deri në mars 2017.

“Në një total detyrimesh të papaguara të administrave tatimore që shkon rreth 175 miliardë lekë. 40 miliardë lekë që u përkasin viteve 2011 dhe më parë, pra janë detyrime shumë të vjetra, falen pa kusht. Pjesa tjetër, që janë 82 miliardë falen me kusht dhe kushti është që të paguhen 70% e detyrimit që shkon 85 miliardë”, pohon Lera.

Drafti parashikon gjithashtu çregjistrimin e të gjitha mjeteve të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim pas periudhës 31 dhjetor 2011. Personat të cilët duan të mos çregjistrojnë mjetin u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 por duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve pas kësaj periudhe.

“Deri në 31 dhjetor 2011, pra kanë paguar taksat deri në atë periudhë dhe nuk kanë paguar taksat për periudhën në vijim, kjo drejtori mund të bëjë çregjistrimin e mjeteve, pa pritur pagesën e taksave të automjeteve nga përdoruesit”, shton Lera.

Në bazë të projektligjit kërkohet që personat që duan të përfitojnë nga falja e automjeteve duhet të paraqiten brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transporteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here