PS kërkon në gjykatë pezullimin e dekretit të Nishanit për Dibrën

0
152

Debati mes Partisë Socialiste dhe Presidentit Bujar Nishani duket se do të gjejë zgjidhje nga Gjykata Administrative. Mësohet se ditën e sotme, PS ka dërguar për gjykim dekretin e presidentit, i cili e shpalli datën 11 shtator si ditën e zgjedhjeve të parakohëshme në Bashkinë Dibër.

Socialistët kanë kërkuar përmes padisë së tyre pavlefshmërinë e dekretit të Nishanit dhe pezullim të datës së përcaktuar nga ai.

Në Bashkinë e Dibrës pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja pas shkarkimit nga detyra të ish­kryebashkiakut Shukri Xhelili. Ky i fundit kërkoi rikthim në detyrë pas shkarkimit nga Rama, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Më herët, PS ka këmbëngulur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj kryetarit të shkarkuar të bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili nuk është zbardhur për botim në Fletoren Zyrtare, pra formalisht nuk ekziston.

“Procesi zgjedhor duhet të zhvillohet me një klimë besimi për të gjitha palët, duke lënë qytetarët të vendosin për përfaqësimin e tyre, por mbi të gjitha duke zbatuar përcaktimet e legjislacionit zgjedhor për caktimin e datës dhe organizimin e zgjedhjeve. Partia Socialiste si palë drejtpërdrejt e interesuar, në bazë të nenit 111 të “Kodit të Procedurave Administrative”, i kërkon Presidentit të Republikës të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ sa më shpejt, në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja të padëshiruara nga ligji”, ka theksuar PS.

Por opozita tha se duke sulmuar presidentin e Republikës, socialistët mbrojnë abuzimin me pushtetin nga ishkryetari i bashkisë së Dibrës. Sipas partisë Demokratike, dekretimi i zgjedhjeve për bashkinë e Peshkopisë në 11 shtator është bërë sipas Kodit Zgjedhor, sepse Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidentin zyrtarisht më 1 gusht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here