Bratislavë / Meta-Lajcak: Fryma e konsensusit edhe me ligjet e reformës në drejtësi

0
130

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua në Bratislavë me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë,  Miroslav Lajcak, vendi i të cilit mban dhe presidencën e radhës së BE-së.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeparlamentarit, thuhet se Meta informoi Lajcak mbi miratimin me konsensus të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi, si dhe kalendarin e miratimit e ligjeve të tjera që e bëjnë këtë reformë efektive, duke filluar me ligjin për Vettingun.

Gjatë takimi, Kryetari i Kuvendit theksoi se fryma e konsensusit që u demonstrua gjatë miratimit të kësaj reforme do të vazhdojë edhe me ligjet e tjera.

Sakaq, Meta vlerësoi mbështetjen që Sllovakia i jep proceseve integruese të Shqipërisë dhe perspektivës së saj evropiane dhe shprehu besimin se me miratimin e ligjeve në kuadër të reformës në drejtësi dhe implementimin e suksesshëm të saj Shqipëria do të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian per fillimin sa me parë të negociatave për anëtarësim.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi presidencën sllovake për vëmendjen që i kushton zgjerimit dhe integrimit në BE të vendeve të Ballkanit, dhe garantoi se Shqipëria do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për përmbushjen e pesë prioriteteve.

Lajcak shprehu besimin se politika e zgjerimit nuk do të ndikohet nga zhvillimet e fundit në Evropë dhe inkurajoi Shqipërinë të thellojë reformat, duke filluar me zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here