Aksidenti ne Velipojë, identifikohet italiani

0
130

Identifikohet dhe viktima e katërt e aksidentit tragjik të ndodhur nhë orët e para të mëngjesit të dy gushtit. Mediat italiane bëjnë të ditur se
Giovanni Sanguedolce, 36 vjeç, nga Andria ishte mik Giorgio De Serio dhe Artenisa Perajt.

Vajza nga Lezha kishte ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e kushëririt Besmirit dhe kishte ftuar dhe dy miqtë e saj italian në Shqipëri.

Besmir Kola do të martohej më 14 gusht.

Mbrëmjen e 1 gushtit ato  ishte në makinën BMW me targa AA 767 HF e cila në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit doli nga rruga dhe ra në kanalin e Vilunit.

E pamundur të shpëtohet jeta e asnjërit prej të rinjve.

Besmir Kola, Artenisa Peraj, Giorgo De Serio dhe Giovanni Sanguedolce, u gjetën të vdekur brenda në makinë.

Policia vijon dokumentimin e shkaqeve të aksidentit ndërsa u mësua se shkak ka qenë dhe infrastruktura e keqe rrugore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here