PLAS debati në studio, Gjata e Spahiu i ‘përvishen’ Mërtirit: Shërbëtor i Ramës

0
91

Ergys Mërtiri është përfshirë në një debat me studion e emisionit “Open” me Çlirim Gjatën dhe Bardh Spahinë, teksa po komentonin vendimin e Gjykatës së Lartë për logon dhe vulën e PD-së.

Shkak i debatit u bënë deklaratat ndaj Mërtirit, i cili u quajt “shërbëtor i Ramës dhe sekretar partie”.  Mërtiri u kundërpërgjigj me tone të forta duke thënë se “Nuk jam në politikë! Këtë lloj gjuhe përdoreni me njëri-tjetrin”.

Pjesë nga debati në studio:

Mërtiri: Ju nuk doni komisionet, por doni Berishën. Ky thotë ‘je sekretar partie, je duke i shërbyer Ramës’, nuk është kështu. Unë nuk jam në politikë. Kam pak dinjitetet, këtë lloj gjuhe bëheni me njëri tjetrin.

Gjata: Do ta bëjmë me njëri tjetrin.

Mërtiri: Unë kam të drejtë të reagoj. Këta duhet të tërhiqen nga ato që thonë. Duhet të thonë ‘më fal’.

Gjata: E morëm vesh tani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here