Liberta Spahiu përshkruan lidhjen me Getoarin

0
170

Moderatorja e njohur e Klan Kosovës dhe e programit Prive, ndryshe nga herët kur vë në qendër të emisionit të saj personazhe të ndryshme të showbiz-it, këtë herë është ulur në kolltukun e ‘të dënuarit’ për t’iu përgjigjur disa pyetjeve pikante në NIN.

Përveҫ të tjerave, Liberta ka folur edhe për historinë më të keqe të dashurisë, që me gjasë, siҫ e ka përshkruar ajo edhe pak muaj më parë për mediat, është ajo me reperin e njohur Getoar Selimi. Kështu, pyetjes se cila ka qenë historia e saj më e keqe e dashurisë, ajo është përgjigjur: “Aty ku s’ka pasur dashuri, por e kam bërë vetëm për protagonizëm.”

 

 

Edhe pse moderatorja nuk e ka treguar për cilën dashuri bëhet fjalë, është e kuptueshme që në këtë rast i referohet lidhjes me Getin, edhe për shkak se të njëjtën arsye (protagonizmin), Liberta e ka përmenduar edhe pak muaj më parë, kur e gjeti veten të papërgatitur nga Blero (në programin e vitit të ri), ndërsa e pyeti konkretisht si kishte qenë marrëdhënia e saj me Getin. Në fund të 2015-ës, Liberta foli hapur për arsyet që e çuan lidhjen e tyre në ndarje, duke u shprehur se shkak ishte bërë xhelozia e Getoarit, duke qenë se ajo është personazh publik. Por, siç tregoi atëherë, ajo nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga televizioni.

 

 

Xhelozia e Getoarit është e dëgjuar dhe e komentuar edhe në marrëdhënien e tij të re me Marina Vjollcën, pasi u fol që moderatorja e Procesit Sportiv do ta linte emisionin edhe për shkak të xhelozisë së Getit. Megjithatë, gjithҫka mbetet e pakonfirmuar nga ҫifti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here