Zbulohet testi që do të identifikojë kancerin shumë më herët

0
138

Një test i cili do të mund të zbulonte kancerin para se të bëhej vdekjeprurës, mund të jetë i gatshëm gjerësisht brenda dhjetë vitesh.

Shkencëtarët kanë bërë një studim pesë-vjeçar dhe kanë identifikuar një listë të 788 ‘biomarkera’ në gjak.

Këta biomarkerë janë shenja që tregojnë prezencën e kancerit në trup, edhe nëse pacienti nuk është duke vuajtur nga ndonjë simptomë.

Me këtë informacion, studiuesit shpresojnë të zhvillojnë një test të vetëm të gjakut i cili do të mund të zbulonte lloje të ndryshme të kancerit shumë herët.

Testi do t’u mundësonte mjekëve që të identifikonin kancerin para se ai të shpërndahet në trup – duke ua mundësuar pacientëve që të trajtohen menjëherë.

Ky studim u bë nga Konzorciumi për Detektimin e Hershëm të Kancerit (ECDC), një grup i 40 organizatave, duke përfshirë universitete, spitale dhe kompani ndërkombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here