Meta drekon me Meidanin e Kokëdhimën, çfarë po planifikon kreu i LSI-së

0
145

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ftuar sot për një drekë një emër të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ish Presidentin Rexhep Meidani. Dreka ka nisur pak para ores 14:00 në një restorant në zonën e ish Bllokut. Burimet bëjnë të ditur për “panorama.al” se Meidani ka qenë duke pushuar në Pogradec deri në momentin kur ka marrë një telefonatë nga Meta për drekën e sotme. Ai ka ndërprerë pushimet dhe është nisur drejt Tiranës. Drekes se Metes dhe Meidanit i eshte bashkuar edhe ish deputeti i PS-se, Koço Kokëdhima. Prej javësh po flitet për marrëdhënien e krisura tashmë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ky fundit me lëvizjet që po bën duket se po planifikon diçka për në shtator. Ajo që diskutohet në kafet e Tiranës është një dalje nga Qeveria e Ilir Metës dhe 20 deputetëve të tij dhe diskutimi i një qeverie teknike. Ndërkohë që 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here