“Kthimi i normaliteti deri në…”/ Koronavirusi në SHBA, parashikimi i Anthony Fauci-t, këshilla e ekspertit

0
113
Anthony Fauci është shprehur optimist se Dita e Pavarësisë, 4 korriku, do t’i gjejë pa masa. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i presidentit amerikan Joe Biden për pandeminë e koronavirusit ka lajmëruar se vendi së shpejti do të mund t’i kthehet normalitetit.

CNN raporton se në një intervistë të thënë, Fauci është shprehur optimist se Dita e Pavarësisë, 4 korriku, do t’i gjejë pa masa kufizuese. Por shtoi se duhet të merren masa paraprake gjatë kësaj kohe për të shmangur një rritje të re të infeksioneve.

“Mendoj se parashikimi për 4 korrikun është mjaft i arsyeshëm,”-i tha Dr. Fauci emisionit “Fox News Sunday”.

Por ai gjithashtu paralajmëroi se pandemia paraqet ende rrezik në Shtetet e Bashkuara, me numrin e rasteve të reja që ka mbetur në 50,000 ose 60,000 në ditë gjatë javës së fundit. Ai tha se ritmi në rritje i vaksinimeve mund të ruhet dhe madje të rritet ndërsa SHBA hap më shumë qendra shëndetësore të komunitetit për vaksinat dhe më shumë farmaci fillojnë të japin vaksina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here